Përshëndetje!

Ne ofrojmë furnizim, instalim, testim dhe kolaudim në gjendje operacionale, për ashensorë, shkallë dhe tepete lëvizëse. Fabrikat Europiane për prodhimin e ashensorëve që ne distributojmë si dhe fabrikat për shkallët lëvizëse, me vendndodhje në Kinë, janë sipas të gjitha certifikatave të nevojshme për prodhimin e produkteve dhe CE, duke siguruar cilësinë e tyre.

Telefononi sot në +355 240 82 31 ose na dërgoni email.

Mbështetje dhe shërbim i shkëlqyer

Instalim

Përvoja dhe trainimi i vazhdueshëm i stafit tonë teknik sëbashku me “qëllimin tonë të vazhdueshëm për perfeksion” në praktikimin e instalimit, kanë bërë që GeCo të jetë kompani udhëheqëse në tregun shqiptar.

Mirëmbajtje dhe Shërbim

Teknikët tanë të Shërbimit sigurojnë që ashensorët, shkallët dhe tapetet tuaj lëvizëse të funksionojnë normalisht dhe sipas specifikimeve të fabrikës prodhuese gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre. Me integritetin, ekspertizën dhe përkushtimin, ne vendosim standarde çdo ditë. Paketat tona të mirëmbajtjes i përshtaten çdo nevoje. Ne kryesojmë në këtë fushë me cilësinë e shërbimit të mirëmbajtjes së ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizës.

Modernizim

GeCo ofron zgjidhjet më të mira të cilat i përshtaten çdo nevoje për rinovim të ashensorëve apo shkallëve lëvizëse ekzistuese. Produktet që ne shesim mund të alternohen në mënyrë të përshtashme, duke rinovuar hap pas hapi ose njëherësh. Modernizimi i ashensorit apo shkallës lëvizëse është një investim që shpërblehet nga reduktimi i kostove të mirëmbajtjes e të energjisë dhe nga përmirësimi i besueshmërisë, sigurisë dhe estetikës.

Të tjera

Pajisjet tuaja funksionale 24/7

Mirëmbajtja GeCo i parandalon problemet përpara se ato të ndodhin. Ne vendosim standardet për shërbim mirëmbajtje të avancuar, duke siguruar jetëgjatësinë më të lartë dhe performancën më të mirë për pajisjet tuaja. Sidoqofshin pajisjet tuaja, KONE apo jo KONE, paketat tona të mirëmbajtjes sigurojnë cilësinë më të lartë dhe shërbimin më të besueshëm për t’i mirëmbajtur ato në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

Ne angazhohemi në të gjithë jetëgjatësinë e pajisjes suaj

Një ashensor apo shkallë lëvizëse, ashtu si çdo makineri, arrin në një moment fundin e ciklit të jetëgjatësisë. Madje dhe me mirëmbajtje të rregullt si dhe riparime, pas disa dekadave operimi të vazhdueshëm – duke startuar më shumë se 100,000 herë në vit dhe duke udhëtuar mijëra kilometra në vit – mund të jetë e nevojshme të zëvëndësohet apo të modernizohet tërësisht. GeCo ofron zgjidhjet më të mira të cilat i përshtaten çdo nevoje për rinovim të ashensorëve apo shkallëve lëvizëse ekzistuese. Zgjidhjet tona të modernizimit shkojnë më tej, duke garantuar që pajisjet tuaja do mbeten në kushte optimale për një kohë të gjatë në të ardhmen.

Pjesë këmbimi

Ne ju sigurojmë shërbime riparimi dhe përmirësimi pjesësh këmbimi, me cilësi të lartë, për të gjithë llojet e ashensorëve shkallëve dhe tapeteve lëvizëse. Në këtë mënyrë ne mund t’ju rrisim sigurinë, besueshmërinë, rehatinë në udhëtim dhe eko-efikasitetin e ndërtesës suaj. Gjithashtu, mund të furnizojmë instaluesit e tjerë me komponentë pjesësh këmbimi si: shina, kuzhineta, dyer (automatike, semiautomatike) pompa, panelë, pistona, litarë.

Cilësi dhe Certifikime

Fabrikat Europiane për prodhimin e ashensorëve që ne distributojmë si dhe fabrikat me vendndodhje në Kinë për shkallët lëvizëse, janë sipas të gjitha certifikatave të nevojshme për prodhimin e produkteve dhe CE, duke siguruar cilësinë e tyre.

Mbështetje Teknike

Ne ju mbështesim në çdo hap të rrugëtimit, me një gamë mjetesh që ju fuqizojnë gjatë fazës së dizenjimit të ndërtesës tuaj. Që nga faza fillestare e dizenjimit e deri në instalimin dhe dorëzimin e mirëmbajtjen e tyre, ne ju sigurojmë një proces që ka si prioritet sigurinë, kostoefikasitetin dhe shpërqëndrim minimal për aktivitete të tjera. Mjetet tona të planifikimit jepen në seksionin e produkteve të këtij website.

Na kontaktoni tani

Mbështetje Teknike! Nuk mund të gjeni të duhurën?