Rreth nesh
T

hemeluar në Tiranë, në 1997, GeCo është një kompani teknike shërbimi që ofron zgjidhje për ashensorë dhe shkallë lëvizëse për inxhinierët, arkitektët, ndërtuesit dhe kompanitë e ndërtimit. GeCo ofron ashensorë, shkallë dhe tapete lëvizëse në Shqipëri dhe në Kosovë. Projektet në të cilat jemi pjesëmarrës, përfshijnë qendra tregtare, showrooms, qendra biznesi, spitale, hotele, supermarkete, vila dhe komplekse rezidenciale.

G

eCo operon si distributor ekskluziv i produkteve të kompanisë KONE.

K

ompania KONE është një nga liderët globalë në industrinë e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse. KONE ka qenë e angazhuar në kuptimin e nevojave të klientëve të saj gjatë gjithë shekullit të kaluar e në vazhdim, duke ofruar ashensorë, shkallë lëvizëse dhe dyer automatike të cilat kryesojnë industrinë si dhe zgjidhje inovative për modernizim dhe mirëmbajtje te ketyre produkteve.

O

bjektivi i kompanisë është të ofrojë eksperiencën më të mirë të Lëvizjes së Njerëzve, People Flow™, duke zhvilluar dhe paraqitur zgjidhje që mundësojnë njerëzit të lëvizin të qetë, të sigurt, rehat dhe pa pritur nëpër ndërtesa, në ambiente gjithnjë e më tëpër të urbanizuara.

Pse të zgjidhni GeCo?

  • Arsyeja 1
  • Arsyeja 2
  • Arsyeja 3
  • Arsyeja 4
Ekspertizë teknike nga stafi teknkik i mirëtrainuar. Teknikët tanë kanë kryer trainimet e duhura mbi rregullat bazë të instalimit dhe mirëmbajtjes së produkteve që distributojmë. Niveli i ekspertizës së teknikëve tanë është nga më cilësorët në industri.
Nivel të lartë asistence për klientët tanë. Me një gamë mjetesh planifikuese dhe informacioni teknik, të gatshëm për arkitëktë, kompani ndërtimi dhe ndërtues, ne shërbejme si partnerë në zhvillimin e ndërtesës suaj që nga faza fillestare e dizenjimit të ndërtesës e gjatë gjithë fazave zbatuese të saj.
Shërbim të personalizuar, sipas nevojave të çdo projekti. Ka rëndësi të identifikohen nevojat specifike të secilit klient me përdorimin e gjithë gamës së produkteve të kompanisë, duke implementuar këto zgjidhje në procesin e shitjes ose dhe në shërbimin e secilit produkt.
Ekipe shërbimi të kualifikuar, të disponueshëm për çdo projekt, në çdo orë të çdo dite. Është stafi i mirëmbajtjes që na bën të dallohemi. Jetëgjatësia e produkteve tona si dhe performanca operacionale lidhen drejtpërdrejtë me mirëmbajtjen dhe shërbimin e tyre. Stafi i mirëmbajtjes së GeCo-s ofron shërbim me cilësi të lartë duke riparuar çdo lloj defekti në kohë dhe me kosto efikase aty ku aplikohet.

Pse të zgjidhni produktet Kone?

  • Arsyeja 1
  • Arsyeja 2
  • Arsyeja 3
Më të mirët në fushën e eko-efikasitetit, duke zvogëluar ndikimin e karbonit në ndërtesën tuaj. 35% më tepër efikase se më parë, në sajë të EcoDisc KONE të rinovuar, centralizimit të pajisjes ngritëse dhe zgjidhjeve më të avancuara për stand by. Certifikimi i Energjisë A-klas, tashmë si standard.
Rehati në udhëtim që i mundëson pasagjerëve eksperiencën më të mirë të udhetimit. Cilësi e garantuar nëpërmjet testimeve të rehatisë në udhëtim për të gjithë ashensorët, përpara dorëzimit të tyre — shërbim unik nga KONE. Operim i qetë dhe i butë si dhe nivelim i saktë i mundësuar nga:
  • makineria KONE EcoDisc e rinovuar, frenat dhe ngritja e centralizuar
  • një strukturë kabine e përmirësuar me patina të izoluara nga zhurmat
Dizenjo që ka fituar çmim që ndihmon ndërtesën tuaj të dallohet nga të tjerat. Përzgjedhje e veshjes së brendshme të kabinës nga koleksioni i dizenjove në menyrë funksionale dhe tërheqëse në pamje, krijuar nga dizenjatorët profesionistë të KONE që kanë marrë çmime në industri. Ofrim fleksibël dhe i gjithëllojshëm, me më tepër se 100 materiale dhe aksesorë, duke ofruar miliona mundësi kombinimesh. Materialet dhe zgjidhjet e ndriçimit më inovative.